E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Ballsh-Tepelene nje i vdekur

Një aksident rrugor në aksin Ballsh – Tepelenë pranë fshatit Fratar ka shkaktuar vdekjen e drejtuesit të një automjeti pronë e një banke private, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Sipas policisë lokale, automjeti tip “Benz” fuoristradë është përplasur me një “Fiat” në një nga kthesat e forta të kësaj rruge dhe si pasojë e rrëzimit të “Fiatit” nga 10 metra lartësi mbeti i vdekur Agron Kataroshi 51 vjeç. 
Furistrada udhëtonte nga fshatrat e zonës në drejtim të Ballshit dhe drejtohej nga Aleksandër Aliaj, i cili ndodhet i plagosur në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse automjeti i blinduar që transportonte para, shkonte drejt Tepelenës pasi kishte kryer një ndalesë në qytetin e Ballshit. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, ndërkohë që ekspertë të policisë rrugore thonë se po hetohet ngjarja e plotë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›