Punimet ne segmentin Funares-Neshte
Zëvëndësministri i Mbrojtjes z. Ekrem Spahiu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ditën e djeshme inspektuan punimet që po kryejnë trupat xheniere për hapjen e segmentit rrugor Funarës-Neshtë në komunën Orenjë të rrethit të Librazhdit.
Ky segment rrugor, i cili po hapet nga trupat dhe mjetet e ushtrisë, do të bëjë të mundur lidhjen e fshatrave: Neshtë, Maxix, Rinas, Ballgjin me qendrën e komunës Orenjë.
Zëvendësministri Spahiu dhe gjeneralmajor Gjunkshi inspektuan nga afër punën që po bëjnë manovratorët dhe shoferët e Batalionit të Xhenios të BrMR dhe i falënderuan ata për disiplinën, përkushtimin dhe kontributin që po manifestojnë në realizimin e kësaj detyre të vështirë në shërbim të komunitetit të kësaj zone të thellë të vendit tonë.