E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozat kuqezi proteste kunder dhunes ne Maqedoni

Rrebeshi i shiut që lagu Tiranën të shtunën paradite nuk ndali një grup të vogël Tifozash KuqeZi që të protestonin kundër dhunës ndaj shqiptarve në Maqedoni.

Nga hyrja e pedonales Murat Toptani, pak metra larg bustit të Fan Nolit, ata i rikujtuan maqedonasve luftën e vitit 2001, sic tregon mesazhi në pankartën e ketij djali. Ky tjetri u tregon 1 milion maqedonasve se s’kanë mundësi të fitojnë ndaj 8 milionë shqiptarë. Ndërsa edhe ata që nuk kuptojnë anglisht, këtë mesazh nuk kanë vështirësi ta deshifrojnë. 

Gentian Rrugija, tha se dhuna e maqedonasve po bën që në shumë qytete shqiptarët të kalojnë nga shumicë në pakicë etnike.

Në fund, shiu kokëfortë bëri që pankartat të mbylleshin shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›