E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen automjetet. Plagosen 2 drejtuesit, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti me drejtues 68-vjeçarin me iniciale F.M nga Peqini është përplasur me automjetin e 41-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin F. M., 68 vjeç, banues në Peqin, ështe përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Ndërkaq si pasojë e përplasjes janë dëmtuar “drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi F. M. dhe pasagjeri, shtetasi A. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›