E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çisterna e ujit pësoi defekt, shpëtohen dy anëtarët e ekuipazhit, po i rrezikojej jeta nga dallgët dhe era e fortë

Dy pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (çisternë uji) janë shpëtuar këtë të shtunë( 4 mars) nga Policia Kufitare e Durrësit. Sipas njoftimit nga Policia Kufitare, çisterna pësoi defekt duke i rrezikuar jetën për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë dy pjestarëve të ekuipazhit. 

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kanë ardhur në ndihmë J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës duke i nxjerrë në breg të detit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mjeti lundrues i tyre, u fundos për shkak të dallëve të larta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›