Barcelona, kundër Valencias mjafton Raphinha

Pas fitores në Kupën e Mbretit kundër Real Madridit, Barcelona i është rikthyer fitoreve edhe në ligë, duke lënë kështu pas krahëve humbjen e një jave më parë në fushën e Almerias. Në Spotify Camp Nou, katalanasit mundën Valencian 1-0. Ndeshja u vendos nga goditja me kokë e Raphinhas në pjesën e parë. Rikuperimi, i komplikuar për Barcelonën: fillimisht Ferran Torres humbi një penallti, më pas Araujo u përjashtua pasi ndaloi në mënyrë të parregullt një mundësi të mirë të kundërshtarit.
Valencia nuk e shfrytëzoi këtë dhe Xavi arriti të arkivojë tri pikë të rëndësishme, duke kaluar momentalisht në +10 ndaj Real Madridit. Situatë makthi për skuadrën e Barajës, aktualisht e parafundit.