E veja e Trebickës, padi për kredinë e të shoqit
Nëpërmjet një padie civile, Brunela Trebicka i kërkon gjykatës "dhënien e autorizimit për kryerje transaksionesh dhe veprimesh juridike me pasurinë e të miturit".
TIRANE-Brunela Trebicka (Krasniqi), e veja e Kosta Trebickës, njeriut që denoncoi aferën e trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Kabulit, kërkon të administrojë pasurinë e të birit 11-vjeçar. Nëpërmjet një padie civile, Brunela Trebicka i kërkon gjykatës "dhënien e autorizimit për kryerje transaksionesh dhe veprimesh juridike me pasurinë e të miturit". Më pas, paditësja kërkon të rinovojë një kredi në shumën prej 880 mijë eurosh që bashkëshorti i saj, Kosta kishte marrë për llogari të shoqërisë "Xhoi", firmë e cila bën ambalazhime dhe ishte kontraktuar nga kompania AEY e Efraim Diverolit për të paketuar fishekët që do të dërgoheshin drejt Afganistanit. Më shumë se gjysma e kredisë ka mbetur e pashlyer, ndaj kërkon rinovimin. Gjykatësja Elona Gjoka ka zhvilluar dje seancën përgatitore dhe pasi të shqyrtojë çështjen, do të dalë me një vendim.
Kosta Trebicka ishte i pari që nuk hezitoi të denonconte trafikun e armëve nga Shqipëria për në Afganistan. Pavarësisht se është klasifikuar si aksident, ngjarja në të cilën humbi jetën denoncuesi i aferave korruptive vazhdon të ketë mjaft pika të errëta.
(d.b/GSH/BalkanWeb)