E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti ka marrë nga Interi mesfushorin Vieira

LONDER- Mançester Siti ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të mesfushorit francez Patrik Vieira nga Interi. Drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar atij një kontratë 6 mujore, por me opsion rinovimi për një tjetër sezon. Ish-mesfushori i Arsenalit, tashmë në moshën 33 vjeçare, është blerja e parë e Roberto Mançinit që nga koha kur ai u bë trajner i Sitit muajin e kaluar. Mançini ishte trajneri që e pati marrë francezin edhe në verën e vitit 2006, duke ia shkëputur atë rivalëve të Juventusit, që sapo kishin rënë nga kategoria. Ai e quajti atë një futbollist ideal për të rritur ekuilibrin në skuadër. Vieira gjeti pak hapësira nën drejtimin e Hoze Murinjos, kështu që vendosi të largohej në mënyrë që të rrisë shanset e tij për të qenë në kampionatin botëror. Për të bëhet fjalë për një rikthim në Angli, ku ka shkëlqyer me Arsenalin disa sezone më parë. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›