E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, përplasen 3 kamiona dhe 1 furgon

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të Qafë Pllocë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa njëri prej kamionëve ishte autobot nafte, duke rritur rrezikun potencial në vendngjarje.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›