Aksident ne aksin Kukes-Morine vdes 9-vjecari

Aksident i rende ne aksin rrugor Kukes-Morine ka ndodhur mbremjen e djeshme. Nje automjet tip kamioncine me targa te Kosoves perplasi per vdekje nje femije 9 vjecar nga fshati Morin i rrethit te Kukesit. Sipas zedheneses se Drejtorise se Policise se Qarkut te Kukesit Suada Sulajngjarja ndodhi rreth ores 19.00 te mbremjes se kaluar ne afersi te fshatit Morin kur mjeti tip kamioncine me targe 617 KS 441 me drejtues Zeqir Gashin nga Prizreni perplasi duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme 9 vjecarit F.P banues i fshatit Morin ndersa po kalonte nga njera ane e autostrades ne tjetren. Policia ka ndaluar drejtuesin e kamioncines i cili po jep shpjegime per aksidentin. Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e mjetit.