E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin Shqiperia ne stanjacion zgjedhjet shansi per integrimin

“Shqipëria prej disa kohësh është në stanjacion në integrimin europian dhe zgjedhjet janë shansi për të shënuar një kthesë politike” . Kështu është shprehur në një komunikatë për shtyp eurodeputeti Jelko Kacin, pas takimit që ia ka patur me ambasadoren e Shqipërisë pranë BE-së Mimoza Halimi. Jelko Kacin ka venë në pah, se takimi i radhës midis përfaqësuesve të Parlamentit Europian dhe atij shqiptar do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të vitit. Ai e konsideron këtë si një mundësi të mirë për të vlerësuar progresin e ardhshëm të Shqipërisë “ Ne kemi nevojë për lajme të mira nga Shqipëria dhe tani më shumë se kurrë”- është shprehur Jelko Kacin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›