Aksident në aksin Lezhe-Laç, humb jetën 60 vjeçaria
Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në në superstradën Lezhë- Laç pranë urës së Milotit, ka humbur jetën një 60 vjeçare Feride Shqalsi. Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka çuar në daljen nga rruga të mjetit.
LEZHE- Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë- Laç pranë urës së Milotit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune teksa një makine Tip Fiat Uno me targa të Laçit me drejtues Sander Shqalsi 52 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 60 vjeçarja Feride Shqalsi, kunata e drejtuesit të mjetit. Sipas burimeve paraprake të policisë në vendngjarje, mësohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin ngiste automjetin drejtuesi Shqalsi, ajo që ka shkaktuar këtë aksident pas daljes nga rruga të mjetit. (a.r/news24/balkanweb)