Shkarkohet kreu i Kesh.Bashkiak të Fushe-Arrezit
Shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak Hil Curri në Fushë-Arrëz. Në mbledhjen për miratimin e ndihmës ekonomike ndaj 320 familjeve, u votua pro, shkarkimit të Currit. Ky i fundit akuzohej nga këshilltaret për abuzime.
FUSHE ARRËZ- Pasi ka dështuar për 4 herë radhazi, mbledhja e këshillit bashkiak të qyetit të Fushë Arrëzit, kur për pasojë mbetën pa ndihmë ekonomike për tre muaj 320 familje të këtij qyteti. Kreu i këshillit bashkiak Hilë Suli është detyruar që të zhvillojë një tjetër mbledhje, por kësaj radhe duke ftuar të gjithë përfaqësuesit e familjeve që përfitojnë nga ndihma e skemës ekonomike. Shkak për bllokimin ishte bërë iniciativa e një grupi këshilltarësh për shkarkimin e Currit, pasi e akuzonin këtë të fundit se ishte bërë palë me kreun e bashkisë dhe të dy se bashku kishin abuzuar me investimet dhe vendimmarrjen.
Në mesin e akuzave dhe kundërakuzave është zhvilluar edhe votimi me anën e të cili nga 12 këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje 7 votuan pro shkarkimin të Currit tre kundër dhe dy abstenuan.
Kryetari i këshillit bashkiak Hilë Curri ka akuzuar këshilltarët që kërkonin largimin e tij për prishje interesash.
Në mesin e debateve është vendosur që të miratohej ndihma ekonomike që ka qetësuar në këtë mënyrë tonet e ashpra që shfaqnin qytetarët. (a.r/news24/balkanweb)