E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, djegia mbetjeve spitalore, rrezik epidemie

Djegia e mbeturinave spitalore në Gjirokastër është kthyer në shqetësim për banorët që jetojnë pranë spitalit. Mungesa e një vendi për djegien e tyre, ka detyruar punonjësit ti djegin jashtë, duke shkaktuar rrezikun e një epidemie. 

GJIROKASTËR- Mungesa e një vendi të posaçëm larg qytetit dhe zonave të banuara të Gjirokastrës për djegien e mbeturinave spitalore, ka krijuar një shqetësim të madh tek qytetarët të cilët banojnë pranë spitalit rajonal “Omer Nishani”.
Ndonëse ekziston një vend për djegien e mbeturinave spitalore, në të nuk është instaluar asnjë aparaturë për djegien e tyre. Kjo ka bërë që punonjësit e këtij spitali të djegin të gjithë mbetjet jashtë godinës, duke krijuar ndotjen e ambientit që bëhet rrezik për përhapjen e një epidemie të mundshme.
Përballë këtij fakti heshtin edhe dy drejtuesit kompetentë, ai i spitalit rajonal “Omer Nishani”, Nikolla Zhulla e madje dhe drejtuesi i Drejtorisë së Shëndetit Publik Igli Kokalari. Mbetjet spitalore nga mbetjet e analizave laboratorike, por edhe operacioneve kirurgjikale që hidhen në pjesën e pasme të godinës e digjen në mjedise të hapura janë kthyer tashmë në rrezik serioz për banorët që jetojnë aty pranë.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›