E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, të hënën shqyrtohet “drejtësia administrative”

Drafti konsiderohet me një rëndësi të veçantë në marrëdhëniet mes gjyqësorit dhe shoqërisë, pasi synon vendosjen e limiteve të qarta ligjore kundër abuzivizmit. 

TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve, të hënën shqyrton projektligjin për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e Drejtësisë Administrative”, një nga draftet më të rëndësishëm të reformës në drejtësi. Diskutimi i këtij projektligji ka filluar që në fund të 2008-ës, por ende nuk i është përcjellë seancës së Kuvendit. Ai konsiderohet me një rëndësi të veçantë në marrëdhëniet mes gjyqësorit dhe shoqërisë, pasi synon vendosjen e limiteve të qarta ligjore kundër abuzivizmit. Kontribut në hartimin e draftit kanë dhënë dhe ekspertë të sistemit gjyqësor, shoqata të gjyqtarëve, KLD, shoqatave të biznesit, bankave, etj. Por Partia Socialiste si dhe disa grupe interesi janë shprehur se do e votojnë kundër draftin, edhe pse është kërkuar që ky ligj të kalojë me konsensus.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›