Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagoset rëndë shoferi
Devijon makina nga rruga, duke përfunduar në një parcelë, plagoset rëndë shoferi. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Drejtuesi i mjetit është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në Tiran, ku po merr ndihmën e nevojshme.
LEZHE- Një aksident është shënuar gjatë mesnatës së djeshme në superstradën Lezhë-Laç, teksa një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rril, teksa makina Fiat Punto, me targa LE 8318 A dhe me drejtues Nikolin Martini 35 vjeç ka devijuar nga rruga dhe si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit Martini. Ai është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës nga ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia nga vend i ngjarjes po heton mbi shkaqet e vërteta që kanë shkaktuar devijimin e mjetit nga rruga kryesore duke shkaktuar këtë aksident. (a.r/news24/balkanweb)