PS: Rruga e “re” e Gjirit të Lalzit u bë për qeveritarët
Nënkryetari i grupit të PS, Erjon Brace tha se Rruga e Gjirit të Lalëzit që duhet te kishte perfunduar zyrtarisht ne fund te janarit eshte bere "pre" e abuzimeve dhe se qellimi i rikonstruksionit te saj nuk ishte aspak ne favor te banoreve
TIRANE-Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace ka denonocuar paraditen e sotme nga Gjiri i Lalëzit, abuzimet qe jane bere me fondet ne asfaltimin e rrugës në këtë zonë. Brace ka akuzuar familjen e kryeministrit Berisha se kanë blerë toka në zonën e Gjirit të Lalzit dhe se rruga që duhet të përfundonte në fshatin e banorëve, përfundon pikërisht në pronat e zyrtarëve.
Nënkryetari i grupit të PS, Brace tha se Rruga e Gjirit të Lalëzit që duhet te kishte perfunduar ne fund te janarit sic shënon tabela e Ministrisë së Trasporteve dhe Rrugëve, është vetëm në fillimin e saj.
”Investimi Sistemim Asfaltim Rruga Gjiri i Lalëzit me vlerë 870mln lekë ose afërsisht 10 mln dollarë ka nisur të ndërtohet në Janar 2007 . Sic Tregon edhe tabela ajo duhet të mbaronte në Janar 2009 ....Por, është asfaltuar deri tani gati 55 % e rrugës . Për fat të keq çdo kilometër në këtë pjesë të bërë është shkatërruar për shkak të cilësisë shumë shumë të dobët të punës ... Kjo ka bërë që firma sot , kur rruga duhej të ishte e mbaruar, të nisë arnimin e segmentit të asfaltuar”.
Sipas Braces, dalja jashtë afateve sjell dëm ekonomik, por dëshmon edhe monopolin klientelist. “Njëherësh gjendja e kësaj rruge tregon më së miri faktin se si monopoli klientilist në ndërtimin e rrugëve i krijuar në Ministrinë e Transporti është i paaftë të përballojë fluksin e punëve në kohë por është thellësisht i aftë të përfitojë shuma marramendëse nga paratë publike të shqiptarëve”.
PS denoncon se pas financimit të kilometrave të kësaj rruge fshihen të vërteta të tjera të hidhura. “Së dyti kjo rrugë nuk po bëhet thjesht dhe vetëm si nevojë e banorëve të kësaj zone për të e për zhvillimin e zonës. Përkundrazi nevoja e banorëve të kësaj zone por shfrytëzohet kriminalist nga qeveria për të rritur vlerën e pronave të saj të përfituara në mënyrë të paligjshme ose të blera për një copë bukë nga banorët e varfër të zonës në Gjirin e Lalëzit”.
Në këtë kuadër, Brace akuzon se familjarë të kryeministri Berisha kanë blerë tokë vetëm për pak lekë nga fshatarët e zonës. Sipas Braces edhe rruga nuk përfundon tek fshati i banorëve por tek fshati turistik që është projektuar nga qeveritarët.
“E kam fjalën për fshatin e luksit ku banon e ruhet me roje vajza e kryeministrit, kunati i kryeministrit , disa ministra , disa zv.ministra si dhe dy drejtorë të agjencive më të rëndësishme publike të shtetit, midis tyre dhe drejtori aktual i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Të gjitha janë të materializuara në deklarimet e tyre të pasurisë. Të gjitha dëshmojnë thelbin e sistemi ekonomiko kriminal të Sali Berishës”.
(d.b/BalkanWeb)