Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 2 të plagosur
LEZHË- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Dy mjete, një Alfa Romeo dhe një Audi janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa janë plagosur dy shoferët. Mësohet se drejtuesi i makinës tip Alfa Romeo ndodhet në gjendje më të rëndë.
Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes, policia deklaron se shkak për aksidentin mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i Audit.
(ma.ar/BalkanWeb)