Ritja ekonomike në 2012- ën, The Economist: Vetëm 1%
Tiranë- Ndërkombëtarët mesa duket nuk ndajnë të njëjtin mendim me qeverinë lidhur me parashikimet për rritjen e ekonomisë shqiptare, pasi sipas The Economist ekonomia në vitin 2012 nuk mund të rritet më tepër se 1%.
Sipas raportit më të fundit të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike, për shkak të krizës ekonomike pritet që ekonomia shqiptare të rritet vetëm me 1%, dhe thuhet se që nga viti 2009 e deri më sot ekonomika ka qenë në rënie.
Sipas ekspertëve të ekonomisë një nga shkaqet se pse rritja ekonomike është kaq e ulët është kriza ekonomike që ka pushtuar së fundmi Greqinë dhe Italinë. Sipas tyre emigrantët shqiptarë ndodhen më të shumtë në numër në këto vende dhe fitimet e tyre janë ulur ndjeshëm, duke ndikuar në këtë mënyrë në sistemin bankar.
Në raport citohet se parshikimet e qeverisë kanë qenë tepër optimiste për rritjen ekonomike, por duke mos marrë për bazë këshillat e FMN- së dhe BB- së, objektivi për defiçitin buxhetor do të jetë 3%, dhe si pasojë borxhi publik do vazhdojë të mbetet në kufijtë e 60% të GDP- së.
Gjithashtu The Economist flet edhe për masat e qeverisë, ku pritet që të fondi i investimeve për dy vitet e ardhshme të jetë sa 5% i GDP- së, por sipas ekonomistëve kjo është e pasigurtë sepse nuk dihet nëse qeveria do ti fitojë zgjedhjet e 2013- tës.
Më tej ekspertët këshillojnë si mënyrën më të mirë për rritjen ekonomike, antarsimin në BE, pasi sipas tyre vetëm atëherë do të ketë një ekonomi të qëndrueshme.
Shkrime të tjera me interes:
- Rritja ekonomike, FMN: 2012- ta vetëm 0,5% Tiranë – Fondi Monetar Ndërkombëtar nëpërmjet parashikimeve ekonomike ka treguar...
- SETimes: Shqipëria, vështirësi ekonomike në 2012-ën Për shkak të varësisë nga Greqia dhe Italia, vendi ynë...
- “The Economist”: Kriza greke rikthen në atdhe emigrantët shqiptarë Greqi- Shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek...