E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, gjendet i vdekur një emigrant shqiptar

Një emigrant shqiptar është gjendur i pajetë pak orë më parë në shtetin grek. Sipas policisë greke, trupi i pajetë i 41- vjecarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende, është gjetur i vdekur në një banesë në qytetin Agia Paraskevi. Po kështu uniformat blu raportojnë se në trupin e të ndjerit janë identifikuar plagë të rënda të shkaktuara me mjete prerëse, cfarë hedh dyshimin për një sulm të mundshëm. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›