Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset 20-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. I plagosuri, 20-vjeçari, Klodian Gazulli, është transportuar menjëherë në spital, ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së një motorri me kamionçinën, duke shkaktuar edhe plagosjen e 20-vjeçarit Gazulli.
Ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkakun e saj.