Biznesi shqiptar, me prezent në Kosovë
TIRANE- Biznesi shqiptar do të rrisë bashkëpunimin me atë kosovar për të përfituar nga vendosja e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë me qëllim krijimin e një marrëdhënieje afatgjatë. Ministri i Ekonomisë së Kosovës, Besim Beqaj mbërriti sot në Tiranë së bashku me një grup biznesmenësh. Ai i bëri ftesë sipërmarrjes shqiptare të përfitojë nga kushtet e reja në Kosovë dhe apel qeverisë për të lehtësuar kushtet për biznesin.
“Tani është momenti që ekonomia e Kosovës po shikon kushtet për të zëvendësuar produktet që kanë ardhur nga këto dy vende me të cilat ne kemi vendosur reciprocitet.”- deklaroi Beqaj.
Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, në fjalën e tij u shpreh se qeveria shqiptare është e gatshme të vërë të gjitha potencialet e saj për të përafruar ligjin me qëllim krijimin e mundësive dhe lehtësirave të nevojshme në të gjitha fushat tregtare me Kosovën.
Gjatë forumit të biznesit "Rritja e shkëmbimeve ekonomike-tregtare Shqipëri – Kosovë në kushtet aktuale" përfaqësuesit e sipërmarrjes së të dy vendeve janë shprehur të gatshëm për të rritur bashkëpunimin veçanërisht në sektorë të caktuar si ndërtimi, industria agro përpunuese.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka deklaroi se “Sipërmarrja shqiptare është e fokusuar të furnizojë tregun kosovar sidomos në produktet e ndërtimit, hekur, cimento, tulla. Ka një rritje të ndjeshme të qarkullimit tregtar në këtë sektor”
Nga ana e tij Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini ftoi bizneset e Shqipërisë në Kosovë. “Është moment që nuk vjen shpesh, por politika i bën këto”
Ndërsa Rektori i Universitetit Mesdhetar, Prof. AnastasAngjeli, duke bërë një analizë të hollësishme të potencialeve ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve, u shpreh se "dhomat dhe shoqatat e biznesit duhet të veprojnë me shpejtësi dhe me nisma e veprime konkrete".
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës janë në nivele të ulëta pavarësisht rritjes graduale të tyre. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se gjatë pjesë së parë të këtij viti eksportet në Kosovë arritën në 4. 1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.9 miliardë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa importet vlerësohen në masën 2.2 miliardë lekë me një rritje prej vetëm 500 milionë lekë kundrejt 2010.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)