E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 2 në pranga morën 2 milionë nëpërmjet mashtrimit

ELBASAN- Dy shtetas janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen për vjedhje nëpërmjet mashtrimit. Sipas policisë të arrestuarit janë  Xhevahire Velija, 44 vjeçe, banuese në fshatin Mushqeta, komuna Krrabë Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të "mashtrimit”, si edhe Hekuran Karaj, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll", Elbasan.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin shkurt të këtij viti, me anën e mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 2 milionë lekësh shtetases Sh.Balla, 48 vjeçe, banuese në lagjen "11 Nëntori", në Elbasan, duke i premtuar se do ia kthenin paratë në një afat kohe prej 5 ditësh si dhe duke i premtuar se do t’i siguronin edhe nje banesë.

48 vjeçarja Balla, pasi ka tentuar disa herë të kontaktojë me dy shtetasit e sipërpërmendur me qëllim që të marrë paratë e saj, ka bërë denoncim në Polici. Kjo e fundit ka arrestuar dy shtetasit, dhe po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›