E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, vdes 46 vjeçari

Një automjet me targa të huaja ka aksidentuar për vdekje një 46 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në afërsi të qytetit të Përrenjasit. 46 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë dërgimit të tij për në spital. 

LIBRAZHD- Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në afërsi të qytetit të Përrenjasit. Një automjet tip Fiat me targa të huaja AP794A, drejtuar nga 71 vjeçari Seim Bogdani ka aksidentuar 46 vjeçarin Fatmir Kala. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›