Berisha, zhvillon takime me përfaqësues të politikës kosovare
Kreu i ekzekutivit Sali Berisha ka zhvilluar takime me disa funksionarë të lartë të politikës së Kosovës. Në këto takime kosovarët kanë uruar Berishën për fitoren në zgjedhje si dhe është vlerësuar bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve.
TIRANE- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka pritur sot funksionarë të lartë të qeverisë dhe politikës kosovare. Fillimisht kreu i ekzekutivit ka takuar zv/kryeministrin e Kosovës zotin Ramë Manaj dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Ismet Beqirin, që të dy përfaqësues të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përfaqësuesit e lartë kosovarë uruan Berishën për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu gjatë bisedës u diskutua edhe për bashkëpunimin e frytshëm që ekziston ndërmjet shqiptareve në të dy anët e kufirit.
Po sot Berisha priti dhe kreun e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Kryeministri Berisha e njohu Haradinaj me tematikën kryesore të programit të qeverisjes së tij në këtë mandat të ri qeverisës. (a.r/news24/balkanweb)