E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, plagoset me armë 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është plagosur me armë pasditen e sotme në Kurbin. Aleksandër Tolumbi nga fshati Sanxhak është plagosur me armë nga persona ende të pa identifikuar. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë ku ndodhet në gjëndje të rëndë. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›