Laç, plagoset me armë zjarri një 36 vjeçar
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sanxhak në Laç. Një 36 vjeçar është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar para banesës së tij. I plagosuri ka marr një plumb në gjoks dhe është në gjendje të rëndë.
LAÇ- Një 36 vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në periferi të Laçit nga persona deri tani ende te panjohur. Aleksandër Tolumbi është emri i të plagosurit i cili sipas policisë në vendngjarje ka marrë plumbin në gjoks dhe është në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak në Turanë.
Policia dyshon se 36 vjeçari është plagosur brenda në automjetin e tij që ndodhej shumë pranë banesës së tij në fshatin Sanxhak. Sipas policisë pas plagosjes 36 vjeçari ka tentuar të dalë jashtë makinës dhe të ecë vetë. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. (a.r/news24/balkanweb)