E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lushnjë- Fier, dy të plagosur

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin rrugor Lushnjë- Fier. Ngjarja ka ndodhur tek”Rotondoja e Kolonjës”, ku janë përfshirë në aksident një automjet dhe dy kamionë, për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi. Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›