Klos, po hapnin rrugë, plagosen tre persona nga shpërthimi i tritolit

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli në Klos.
Nga informacionet paraprake mësohet se të tre personat, Etmir Nura dhe vëllezërit Fatjon dhe Festim Gjeta po punonin privatisht për të hapur një rrugë, teksa janë plagosur nga shpërthimi i lëndës eksplozive.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa nuk ka të dhëna të tjera rreth rrethanave të ngjarjes.