Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, karrotreci përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (10 prill) në aksin Rrogozhinë-Lushnjë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 03:00, në afërsi të fshatit Zhamë, ku automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar për vdekje një 50-vjeçar ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte endacak.
Shoferi i karrotrecit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
/rtsh.al/