E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Shkodër–Velipojë, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”.

Shoferja A. H., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Sipas njoftimit zyrtar, janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja.

”Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. H., dhe pasagjerja G. M., të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›