E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një trup i pajetë në ujërat e Liqenit të Shkodrës

Në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur pasditen e kësaj të diele trupi i pajetë i një 26-vjeçari, nga disa peshkatarë.

Viktima është identifikuar si shtetasi I. L., banues në Shkodër, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Paraprakisht dyshohet se i riu vuante nga depresioni.

“Rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga Salla e DRKM Shkodër se në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›