E Diel, 1 Nëntor 2026

U fut me not në det, zhduket 57-vjeçari portugez, vijojnë kërkimet

Një shtetas portugez është zhdukur në zonën pranë lagunës së Butrintit, në vendin e njohur si “Buka e Vivarit”, në Sarandë.

Sipas  njoftimit zyrtar, 57-vjeçari, i cili ndodhej me disa miq, ka hyrë në det për të notuar dhe nuk është parë më që nga ai moment.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në bashkëpunim me patrullat nga toka, kanë nisur kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për lokalizimin e shtetasit portugez.

“Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›