Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, tre të plagosur

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Tiranë me pasojë plagosjen e tre shtetasve, pjestarë të një familje. Sipas policisë drejtuesi i një mjeti tip Wolsvagen me targa belge 342 RSK ka humbur kontrollin e për pasojë ka rënë rreth 10 metra në humnerë.
Mësohet se tre të aksidentuarit , janë transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara i drejtuesit të mjetit.