E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne aksin rrugor Korce-Kapshtice

Nje person humbi jeten ne nje aksident rrugore ne aksin Korçë-Kapshticë. 

Nga përplasja e një makine me një mjet të tonazhit të rëndë, tip betoniere ka humbur jetën Ervin Cela, 23 vjec, i cili ishte drejtuesi i
mjetit tip "Renault". Mësohet se shkak i aksidentit ka qënë parakalimi i gabuar i vetures, e cila për pasojë i ka prerë rrugën betonieres.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur paraditen e sotme tek kryqëzimi i fshatit Plasë, ndërkohë që policia e qytetit juglindor ka nisur tashmë hetimet për ngjarjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›