E Diel, 1 Nëntor 2026

“Daily Mail”: Kur Greqia digjej, BE futi fshehurazi 10 mld euro

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se avionë sekretë europiane kanë futur në Greqi më shumë se 10 mld euro gjatë viteve 2009 dhe 2012. 

Në një shkrim të së përditshmes britanike, thuhet se ”ndërsa Trojka vononte këstet për Greqinë, qeveritë europiane dërgonin në këtë vend miliarda euro me transportues ndërkombëtarë “Boeing”, me shenjën dalluese Maersk" (foto). Më pas paratë shpërndaheshin me kamionë nëpër filialet e bankave në territorin grek. 

Sipas shkrimit të “Daily Mail”, e gjitha kjo bëhej jo për shpëtimin e vendit në krizë, por në mënyrë që të mbrohej monedha evropiane dhe të zgjatej eksperimenti ekonomik, që po bëhej me Greqinë nga ana e Eurozonës.

Në shkrim thuhet se shuma e përgjithshme e parave që qarkullonin në Greqi u dyfishua nga 19 miliardë euro në vitin 2009, në 48 miliardë në vitin 2012, dhe nga këto, 10 miliardë euro u futën në vend nëpërmjet fluturimeve sekrete. 

Gazeta vijon duke e përgjithësuar problemin për gjithë vendet e krizës: “Njerëzit e vendeve të krizës si Spanja, Portugalia, Greqia, Qiproja, Italia dhe Irlanda duhet ta dinë përfundimisht të vërtetën mbi çmimin që duhet të paguajnë: me një fjalë, mbijetesa e euros do të thotë zhvleftësim i brendshëm i vendeve dhe paga shumë më të ulëta për ta”.

Shkrimi mbyllet me fjalët: “Pas zgjedhjeve të ardhshme gjermane kjo e vërtetë do të zbulohet. Një rifillimi i misioneve ajrore të shpëtimit ajrore është i mundur; turbulenca është e garantuar. Lidhni rripin tuaj të sigurimit!”.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›