Kourkoulas Ngjarjet ne Permet te papranueshme

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Kourkoulas i ka cilësuar ngjarjet në Përmet si të papranueshme, ndërsa ka theksuar se “ajo që është e vërtetë për vendet e tjera, të cilët janë të interesuar për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, vlen edhe për Shqipërinë.” Kurkulas u shpreh në një intervistë se hyrja në familjen evropiane kërkon harmonizim të ligjeve në frymën e normave evropiane. “Ngjarje, si në Përmet kohët e fundit janë të papranueshme. Në kerkojmë thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe kjo besoj është edhe dëshira e palës shqiptare. Shpresoj se pala shqiptare do të jetë në gjendje të izolojë incidentet, për të mos minuar marrëdhëniet tona.”- tha ai.