E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden pas 16 ore kerkimi tre 16 vjecaret durrsake

Ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e tre të rinjëve, të cilët pasi ishin futur ne det, humben lidhjet me familjen prej pasdites se diele. 

Tre të rinjtë 16 vjecare: Vilson Marku, Florind Gjoka dhe Mirel Nikolli, kishin mar në zonën e Kallmit një pedalinë për të bërë xhiro, por rrymat detare i kanë shtyrë disa milje larg bregut. 

Gjetja e tre të rinjëve u be vetem mengjesin e se henes, pas 16 oresh.  
Vilson Marku, një prej tre të rinjëve tregon per oret te kaluan be det. 

Por shakate e femijeve, u ka kushtuar shume prinderve te tyre, qe me ore te tera kane pritur te tmerruar per fatin e djemve te tyre. 
Në kërkim të tre të rinjëve u vunë policia kufitare, ajo e rendit, kapiteneria e portit të Durrësit, por edhe vetë familjarët. Pas rreth 16 orësh qëndrimi në det, tre të rinjtë dolen në plazhin e sektorit Rinia  shëndosh e mirë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›