E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në aksin rrugor “Lushnjë- Fier”, makina godet një 80- vjeçar që përpiqej të kalonte rrugën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë- Fier”, pasi një 80- vjeçar në përpjekje për të kaluar rrugën me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve policore, i moshuari po përpiqej të kalonte trafikndarësen duke mbajtur edhe bicikletën mbi shpinë, dhe në momentin që e uli atë në asfalt është përplasur nga një automjet.

“Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volsëagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›