E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO- Balla: Policia e Shtetit të rrisë goditjen ndaj fenomenit të armëmbajtjes pa leje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi të enjten rritjen e goditjes së fenomenit të armëmbajtjes pa leje. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla nënvizoi se Policia e Shtetit duhet të rrisë kontrollet dhe forcën zbuluese për shtetasit që zotërojnë armë zjarri pa leje, sepse armëmbajtja pa leje, sipas tij, “është burimi kryesor për ngjarje kriminale kundër personit dhe pronës.”

“Përgëzime Policisë së Shtetit në Pukë, për ndërhyrjen në kohë për parandalimin e për shkallëzimit të një konflikti për motive pronësie dhe për sekuestrimin e armës së zjarrit. Përgëzime strukturave të Policisë së Shtetit në disa qarqe për vënien para drejtësisë të 27 shtetasve, në kuadër të operacioneve kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli””, shkruan Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›