Çfarë i ofron rajonit të Ballkanit plani prej 6 milardë eurosh i BE?

Nuk është vetëm fakti që kostot e biznesit në Ballkan do të ulen deri në vitin 2027. Plan i ri i Rritjes i rajonit, i nisur në Tiranë, i komisionuar në Bruksel dhe i rikthyer në Tiranë për të marrë vulën përfundimtare, tashmë është një realitet i prekshëm.
Ka Konkurrencë të fortë në Ballkan tha komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, por kjo konkurrencë tashmë të do të ndihmohet edhe nga akordimi i të njëjtit nivel ndihmash, që përfitojnë edhe vendet e BE-së.
Udhëheqësit e BE tashmë kanë firmosur dokumentin ku 6 miliardë euro do të duhet ndihmojnë shtetet dhe deri në 2027 rajoni do të duhet të gëzojë të njëjtin intensitet.
Takim i Tiranës i Forumit të Procesit të Berlinit solli një fokusim në fillimin e relaizimit të strategjisë së Bashkimit Europian, i quajtur “i dështuar” deri më sot në arritjen e integrimit ekonomik rajonal.
Por duket se gjithçka po ndryshon. Janë përdorur më shumë se 16 miliardë euro të Programit të BE për Ballkanin Perëndimor, nga 30 miliardë euro të planifikuara.
Ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë sa 35 për qind e mesatares së BE. Këto ekonomi nevojitet të sillen më pranë mesatares së Bashkimit Europian.
Forumi i së enjtes në Tiranë shkoi në këtë drejtim, në kërkesën për një zhvillim ekonomik, që do të sjellë rritje të madhe ekonomike, pranë mesatares europiane.
Ekspertët e vendeve të Ballkanit Perëndimor thonë se hapja e e dyerve nuk mjafton, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre të përbashkët rajonal , që t’u ofrojnë qasje kompanive të BE, në tregun e tyre.
Plani i ri i rritjes nga BE, është një stimul që hap dyert, por kërkon edhe hapjen e mëtejshme të kufijve brenda Ballkanit Perëndimor, duke kryer reformat dhe marrë investime.
Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor do të shërbejë për tregun prej tetëmbëdhjetë milionë konsumatorë, që prodhon 144 miliardë dollarë, që përbën më pak se 1 për qind e PBB-së së BE-së.
Ballkani Perëndimor mbetet ende pas pjesës tjetër të Evropës, me një të ardhur mesatare për frymë prej vetëm 7,650 dollarë, vetëm 14 për qind e mesatares së BE-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Plani i ri i rritjes, i diskutuar të enjten në Tiranë arron një rezultat që është i dukshëm: ofron realizimin e plotë të paketës 6 miliardëshe dhe fotn qeveritë të ofrojnë projekte, që ulin kostot e biznesit por edhe që përfitojnë të njëjtin akordim ndihmash me vendet e Brukselit, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Gazetar Bardhi Sejdarasi
/ rtsh.al /