E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në aksin rrugor Pogradec- Qafë Thanë, 3 të plagosur lehtë, dëme të mëdha materiale

Policia bëri të ditur se një aksident është regjistruar të hënën në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të para, 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën, si pasojë e të cilit disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë, ndërsa vihet re se ka dëme të shumta materiale, si pasojë e përplasjeve.

Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti. Policia po zhvillon hetime për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›