Vit i Ri 2024-Shqiptarët ndoqën RTSH, rekord shikueshmërie në natën e ndërrimit të viteve

Shqiptarët e pritën natën e ndërrimit të viteve përballë ekraneve dhe frekuencave të Radio Televizionit Shqiptar.
Si kurrë më parë rrjeti i RTSH-së ka shënuar rekorde audience, pasi të shumtë kanë qenë ata që kanë festuar duke ndjekur programin e RTSH-së, të pasur me humor, muzikë, spektakël, por edhe informacion e lidhje të drejtpërdrejta nga qytetet e Shqipërisë.
Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat nga rrjetet sociale, ku prodhimet e RTSH-së arritën te një audiencë prej gati 1 milion vizitorësh vetëm në ditën e fundit të vitit 2023.
Maratona e transmetimeve të RTSH-së do të vijojë me emisione të dedikuara në këto ditë festive.
Sonte në orën 21.00 në emisionin e Blerta Tafanit “Një natë sa një jetë” është i ftuar këngëtari shumë i dashur për publikun Bujar Qamili.
Në datën 2, RTSH do të risjellë “Pallatin 176”, ndërsa të pathënat e realizimit të pjesës teatrale ikonë shikuesit mund t’i ndjekin në mbrëmjen e 2 janarit në emisionin e Ardit Roshit “Kur xhirohej një film”.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/