E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin rrugor Tiranë- Milot, makina del nga rruga dhe godet 2 këmbësorë, prangoset drejtuesi i mjetit

Aksi rrugor Tiranë- Milot, vijon të jetë një nga akset rrugore nga më problematikët në vend, si pasojë e aksidenteve që ndodhin.

Rasti më i fundit është regjistruar të dielën rreth orës 18:00, në zonën e quajtur Fushë- Milot, pasi shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

“Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”- njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›