E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pasaportat dhe ID-të e reja/ Nga 1 gusht shërbimi ofrohet nga “IdentiTek”, pas 26 korrik jashtë përdorimit kuponat “Aleat”

Në 31 korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike. Lajmin e bën me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili njofton se nga muaji gusht ky shërbim do të ofrohet nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

Aktualisht, shqiptarët, për të prodhuar një pasaportë personale duhet të paguajnë 7,500 për një afat 15 ditor, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 ditë -18,000 lekë. Për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1,500 lekë . Pritet që me kthimin nën administrim shtetëror një nga ndryshimet të jetë ulja e tarifave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›