Saranda në vëmendjen e familjes Trump, Ivanka Trump viziton sërish qytetin më të rëndësishëm turistik të vendit

Saranda duket se ka një vëmendje të veçantë nga familja Trump. Për të dytin vit rradhazi qyteti bregdetar, i cili është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik për të huajt, është vizituar nga vajza e ish- presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ivanka Trump, e cila edhe vjet erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, vizitoi të gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Ajo sërisht edhe këtë verë ka zbarkuar në Sarandë.
Ivanka pasi ka zbritur nga jahti i cili ka hedhur spirancës pranë portit të Sarandës, është parë dhe fotografuar me një kapele kashtë në dorë, një fustan ku dominon ngjyra blu e luleve e thyer me një të bardhë të lehtë në sfond. Ajo duket mjaft e shpenguar tek ecën si një tursite që e njeh mirë vendin tek viziton.
Kush është Ivanka Trump
Ivanka Trump është vajza e madhe e Presidentit Donald Trump. Ajo ndoqi babain e saj në Uashintong dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në administratën presidencaile të drejtuar nga Trump.
Ajo është 38 vjeçe, nënë e tre fëmijëve. Së bashku më bashkëshortin e saj, Jared Kushner, kanë patur një rol ndikues në administratën e Trump gjatë mandatit të parë.
Ivanka ka trajtuar disa nga marrëveshjet më të mëdha të organizatës të Trump. Gjithashtu, ajo ka ndihmuar në zgjerimin e markës Trump Hotel edhe jashtë vendit, si dhe menaxhon pasuritë e patundshme.
/rtsh.al/