E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Transferimi i shqiptarëve të burgosur, ‘The Telegraph’ publikon emrat e 17 të dënuarve më të rrezikshëm

Mediat britanike, konkretisht e përditshmja “The Telegraph ka renditur 17 shqiptarët më të rrezikshëm, sipas saj, të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale në Britaninë e Madhe.

Në një shkrim të botuar pikërisht për këtë çështje, bëhet e ditur se, këta 17 shqiptarë konsiderohen si vrasës serialë dhe më ‘mizor’ të Shqipërisë, të dënuar që do të deportohen nga Britania drejt Shqipërisë, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit sipas marrëveshjes së njoftuar rishtasi edhe gjatë së premtes nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në listën e publikuar nga The Telegraph janë emrat e, Mane Driza, 45-vjeç, njohur si ‘Tony Montana”, Koci Selamaj, 37-vjeç, Ali Qazimaj 49-vjeç, Erland Spahiu, 34-vjeç, Erion Voja, 22-vjeç, Besnik Berisha, 45-vjeç, Eugert Merizaj, 33-vjeç, Elton Sefa, 27-vjeç, Josif Nushi, 27-vjeç, Radian Lika 36-vjeç dhe Brikel Palaj, 33-vjeç, Dorian Pirija 33-vjeç, Qazim Marku 25-vjeç dhe Erlin Hasa.

Të gjithë këta të dënuar do të deportohet sipas një marrëveshjeje të ratifikuar javën e kaluar, ku Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga të burgosurit që ajo i konsideron më të rrezikshëm, përfshirë veprat penale: vrasje, përdhunime, vjedhje në banesa dhe tregtimin e drogës.

Kjo do të arrihet pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve dhe qeveria britanike pritet që t’i japë Shqipërisë 5 milionë euro për logjistikën, sigurinë dhe trajnimin e gardianëve, ndërsa pritet që të paguajë 4.6 milionë euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj.

Gazetare: Flutura Tota

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›