Aksident në autostradë, 4 të plagosur rëndë
FUSHE KRUJE- Një aksident automobilistik me 4 të plagosur rëndë është shënuar sot paradite në autostradën Fushë- Krujë – Lezhë.
Sipas policisë aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Derven pranë qytetit të Krujës, kur autovetura tip Benz me targa TR 5032 M, e cila po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë plagosur rëndë të 4 personat që po udhëtonin në mjet.
Të plagosurit (identiteti i të cilëve ende nuk është mësuar) janë dërguar në Spital Ushtarak në Tiranë dhe gjendja e tyre shëndetësore po mbahet nën kontroll nga mjekët e spitalit. Sipas bluzave të bardha dy nga të plagosurit, njëri prej tyre drejtuesi i automjetit dhe e plagosura tjetër një grua ndodhen në gjëndje kritike për jetën.
Sipas burimeve policore në vendngjarje mësohet se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë një defekt, i cili ka shkaktuar dhe humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
(s.g/BalkanWeb)