E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet i vdekur ne kanal një 23-vjeçar

Një 23-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal në lumin e Bunës. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilët thanë se Frederik Certhaci është vrarë me armë. 

SHKODËR - Një 23 vjeçar gjendet i vdekur në një kanal në afërsi të lumit Buna në Shkodër. Frederik Certhaçi është emri i viktimës i identifikuar nga forcat e policisë të cilat kanë shkuar në vendngjarje menjëherë pas njoftimit nga banorët e zonës. Frederik Certhaci u gjet i vdekur në fshatin  Mushan të komunës Dajc, ndërsa burimet nga policia njoftojnë se 23-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Mendohet se vrasja e tij mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërsa u gjet vetëm sot në mesditë nga banorë të zonës. Policia po punon për gjetjen e autorëve të vrasjes.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›