Itali, vdes në aksident rrugor 18 vjecari shqiptar
Një emigrant shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në Itali. Sipas medias italiane viktima Elton Tanci, 18 vjec u aksidentua kur makina në të cilën udhëtonte u përplas me një pemë.
TREVIZO- Një 18 vjecar shqiptar humbi jetën në një aksident automobilistik në shtetin fqinj Itali. Sipas medias italiane viktima Elton Tanci, 18 vjec u aksidentua këtë fundjavë në Kastelfranko Veneto, në provincën e Trevizos. Sipas policisë italiane makina në të cilën udhëtonte shqiptari së bashku me një shtetas tjetër ishte përplasur me një pemë. Gjatë kësaj fundjave në Itali humbën jetën 5 të rinj.
(s.g/BalkanWeb)